Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani fiton konkurrencën me Fiorentinën, kompleton përforcimin e dytë

Milani siguron përforcimin e dytë në merkaton e janarit. Pas mbrojtësit Gabbia, i cili u rikthye nga Villareali, kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e Filippo Terracciano.

20-vjeçari vjen nga Hellas Verona, që do të përfitojë 4.5 mln euro + bonuse për shitjen e tij te Milani. Terraciano luan si anësor i djathtë, ndërkohë që mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes.

Fiorentina ishte pas tij, por drejtuesit e “Djallit” vepruan më shpejt duke veshur kuqezi futbollistin e ri, i cili këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje në Serie A me Veronën.

Lexo edhe:

Objektivi i radhës është Lilian Brasser, 24-vjeçari i Brest në Ligue 1, i cili luan si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të prapavijës.

Skuadra e Stefano Piolit, e treta në Serie A, e nis vitin 2024 në transfertë kundër Empolit. Duel që do të transmetohet të dielën në SuperSport 2 (12:30).

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...