Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani fitore karakteri ndaj Fiorentinës, rrit presionin ndaj Interit

Fiorentina dhe Milani dhuruan spektakël në “Arthemio Franchi”, ku në fund festuan kuqezinjtë, të cilët fituan 2-3, duke e ngushtuar në 6 pikë diferencën me Interin, që gjithsesi ka një sfidë më shumë për të zhvilluar, atë me Sassuolo të shtyrë për shkak të COVID-19.

Skuadra e Piolit reagoi me karakter pas asaj disfate të enjten e kaluar ndaj Manchester  United, që e nxori jashtë Europa Leagues.

Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi takimin në minutën e 9-të, pas një pasimi të zgjuar të Kjaer, por vetëm tetë minuta më vonë Pulgar ktheu baraspeshën me një ekzekutimi fantastik të një goditjeje të lirë, që përfundoi aty ku bashkohet pingulja me transversalen.

Në fillim të pjesës së dytë Ribery tregoi klasin e tij me një goditje të saktë brenda zonës për golin e 1-2, për të ardhur më pas te rrjeta e Brahim Diaz në zhvillimet e një këndoreje.

Golin që siguroi fitoren e “Djallit” e shënoi Hakan Calhanoglu, i shërbyer nga Kessie në minutën e 72-të.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...