Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani fitore “oksigjeni” me SPAL-in, zhbllokohet Higuain

Milani e mbyll në vendin e 5-të fazën e parë të Serisë A, me vetëm një pikë më pak se Lazio, që renditet në zonën Champions. Kuqezinjtë vuajtën shumë por morën një fitore qetësie 2-1 përballë SPAL-it në prag të pushimeve dimërore.

Publiku i “San Siros” u shtang në minutën e 13-të, kur Petagna, pasi kontrolloi bukur topin, i ndihmuar edhe nga devijimi i Romagnolit, i dha një trajektore të pakapshme topit për Donnarumman.

Gjithsesi, vetëm 3 minuta më pas, Castillejo barazoi shifrat me një goditje të saktë brenda zonës. Pas shumë përpjekjesh kuqezinjtë realizuan golin e fitores me Higuain në minutën e 64-t, gol që i mungonte kaq shumë sulmuesit argjentinas në javët e fundit.

Në fund të sfidës kryesori i nxori kartonin e kuq Susos për një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...