Milani humbi objektivin Renato Sanches. Mesfushori portugez do të vazhdojë karrierën te PSG, ndërkohë që kampionët e Italisë kanë hedhur sytë nga Premier League në lidhje me zëvendësuesin e Franck Kessie.
I përzgjedhuri i dyshes Maldini-Massara është Pape Matar Sarr, 19-vjeçari i Tottenhamit, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Senegalit. Lojtari afrikan aktivizohet në qendër të mesfushës. Spurs e blenë për 17 milionë euro vitin e kaluar te Metz.
Kuqezinjtë e kërkojnë në huazim, bisedimet me Fabio Paraticin – drejtori sportiv i Tottenhamit – vazhdojnë dhe drejtuesit e Milanit po nxitojnë për ta vendosur Sarr sa më shpejt nën urdhrat e Stefano Piolit.
Paratici kërkon që në huazimin e lojtarit tek ekipi nga Milano të vendoset kushti i blerjes së detyruar nga Milani në fund të sezonit për një shumë që nuk është përcaktuar akoma.
Ndërkohë, Liverpool ka piketuar Ismaël Bennacer si përforcimin e duhur për mesin e fushës. Jurgen Klopp e pëlqen shumë 24-vjeçarin algjerian, i cili ka një klauzolë shitjeje 50 milionë euro.
Gjithsesi, Bennacer është i paprekshëm dhe Milani as që ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij në këto momente. Me valixhe gati është,Tiemoue Bakayoko, për të cilin ka interesim nga Galatasaray.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
