Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani ‘harron’ të fitojë, Sassuolo i rrëmben një pikë

Milani nuk ia ka dalë të rikthehet te fitorja që tashmë mungon prej 3 javësh, pasi në sfidën e fundit të javës së 31-të të Serisë A, nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sassuolos.

Në “San Siro” që në fillim u duk se nuk do të ishte një mbrëmje e qetë, teksa që në minutën e 6’ Romagnoli u dëmtua dhe u detyrua të lërë fushën e lojës, për t’i bërë vend Musacchios. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht epërsisë së Milanit në kontrollin e topit dhe në raste shënimi.

Në pjesën e dytë skuadra e Gattusos e shtoi presionin ndaj kundërshtarit, teksa në fushë zbritën edhe sulmuesit Kaliniç dhe Andre Silva, për të rritur praninë në zonën kundërshtare.

Gjithsesi golin e parë e gjetën miqtë, pas një aksioni të bukur të Politanos, që pasi u lirua në hyrje të zonës, goditi nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetën e Donnarummës.

Reagimi i Milanit ishte i menjëhershëm, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 86’, kur Kaliniç mori një top në zonë, lëvizi bukur dhe gjuajti duke ndëshkuar Sassuolon.

Minutat e mbetura ishin shumë emocionuese, me Milanin që tentoi deri në fund për të gjetur golin e barazimit, por këtë herë tentativa e Kaliniç u ndal nga portieri i miqve, ndërsa tentativa e Milanit për t’u rikthyer te fitorja, u ndal në një barazim 1-1.

Tani kuqezinjtë jo vetëm që humbin përfundimisht shpresat për një vend në zonën Champions, por duhet të djersijnë shumë edhe për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Përmbysje ‘e çmendur’, Napoli mban gjallë shpresat për titull

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...