Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i komunikon Piolit largimin, ndaj Salernitanës ndeshja e fundit

Sfida ndaj Salernitanës do të jetë e fundit e Stefano Piolit në stolin e Milanit. Klubi kuqezi ka njoftuar agjentin e trajnerit se nuk ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me Piolin dhe se tashmë pritet që palët të ulen në tryezë për të gjetur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, që është e vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Largimi i teknikut 58-vjeçar emilian ishte i pritshëm, pasi drejtuesit e Milanit kanë nisur prej kohësh kërkimet për një trajner të ri, megjithatë njoftimi zyrtar për agjentin ka ardhur vetëm këtë të mërkurë dhe fill pas ndeshjes së fundit pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja për prishjen e kontratës.

Lexo edhe:

Stefano Pioli mori drejtimin e Milanit në dhjetor të 2019-ës dhe që atëherë ka fituar një titull kampion në sezonin 2021-2022, megjithatë vendi i dytë këtë sezon duket se nuk i ka bindur drejtuesit që të konfirmojnë vazhdimësinë e tij.

Emri favorit për të marrë drejtimin e Milanit duket portugezi Paulo Fonseca, tekniku aktual i francezëve të Lille, i cili ka një të shkuar edhe në stolin e Romës, teksa nuk përjashtohet as pista Roberto De Zerbi, me italianin që mbylli bashkëpunimin me anglezët e Brighton dhe është i lirë.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....