Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i “mahnitur” nga Rebic, nis bisedimet për blerjen përfundimtare!

Sipas Gazzetta Dello Sport historia e dashurisë mes Ante Rebic dhe Milanit e ndërprerë në mes nga emergjenca e koronavirusit shumë shpejt mund të kthehet në një martesë. Sulmuesi kroat do të jetë i Milanit deri në verën e vitit 2021 si i huazuar nga Eintracht Frankfurt por në marrëveshjen mes klubit italian dhe atij gjerman nuk ekziston asnjë opsion për blerjen përfundimtare të Rebic nga ana e kuqezinjëve.

Duke parë formën e mirë që ka treguar sulmuesi ballkanas gjatë vitit 2020, drejtuesit e Milanit janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit për të bërë të mundur blerjen e tij nga Frankfurt. Dëshira e futbollistit për të qëndruar në Milano mund të rezultojë deçizive në gjetjen e një akordi mes Milanit dhe Frankfurtit. Aktualisht vlera e Rebic në merkato varion nga 25 deri në 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...