Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i ofron rinovimin Donnarummës, por Raiola refuzon!

Përveç krizës së rezultateve në fushën e lojës, Milani duhet ti bëjë llogaritë edhe me rinovimin e kontratës së Gigio Donnarummës që për momentin ka ngecur dhe nuk është në rrugë të mbarë. Portieri i talentur italian i vetmi që shpëton nga ky start i dobët që i kanë bërë sezonit kuqezinjtë, ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin, dhe drejtuesit e klubit kuqezi synojnë ti rinovojnë kontratën pasi Donnarumma është një nga xhevahirët më të shtrenjtë që kanë në skuadër 7-herë kampionët e Europës. Sipas Corriere Dello Sport, ka patur një takim mes Mino Raiolës dhe krerëve më të lartë të Milanit por menaxheri i njohur ka refuzuar propozimin që i ka bërë klubi kuqezi. Oferta e Milanit ishte për një marrëveshje afatgjatë me të njëjtën pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, aq sa Donnarumma fiton aktualisht, ofertë që është hedhur poshtë nga Raiola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...