Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani i Piolit me hap fals, Lecce e befason në shtesë

Milani i Piolit, me sëmundjen e vjetër. Në ditëlindjen e tij të 54-t, kur priste një dhuratë të bukur nga kuqezinjtë me rastin e debutimit në krye të “Djallit”, trajneri italian mbeti më shumë se i zhgënjyer nga barazimi 2-2 me Leccen në “San Siro”.

Dy herë kaloi në epërsi Milani dhe po kaq herë u shfaq naiv, duke u kapur në befasi nga skuadra puljeze, e cila iu gëzua me të drejtë pikës sikur të kishte marrë fitoren.

Pioli e nisi ndeshjen me një ndryshim në vijën e parë, duke lënë në stol Piatek, në vend të të cilit u aktivizua Leao.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin, duke dhuruar disa kombinime mbresëlënëse në fazën sulmuese, derisa Calhanglu shënoi një gol të bukur nga një kënd i prirët, duke entuziazmuar të pranishmit në “San Siro”.

Më kalimin e Minutave Lecce e rriti shumë lojën e saj, derisa në minutën e 62-të fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Babacar. Donnarumma reagoi bukur në momentin e parë, por topi shkoi sërish te këmbët e futbollistit të Lecces, që barazoi shifrat.

Thuajse 20 minuta më vonë, Calhanglu me një gjest mahnitës futet në thellësi të zonës dhe pason në qendër për Piatek, i cili nuk fal, 2-1.

U duk sikur Milani e siguroi fitoren, por gaboi rëndë në minutat shtesë, kur i dha mundësinë Calderonit të realizonte një gol spektakolar nga jashtë zonës, me topin që pasi qethi shtyllën përfundoi në rrjetë.

Zhgënjim i madh te futbollistët dhe tifozët e Milanit, që shpërdoruan dy herë epërsinë përballë një ekipi modest, duke lënë dy pikë të tjera në këtë fillim kampionatin.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...