Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani ia del në Bergamo, Piatek “djeg” Berishën dhe Gjimshitin

Në një fushë të vështirë si ajo e Bergamos, ku pak skuadra ia kanë dalë, Milani gjunjëzoi Atalantën, duke e mposhtur me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë e Gattusos vijojnë me formën e mirë dhe me 3 pikët e marra në këtë transfertë përballë një rivali direkt, po fillojnë të konsolidojnë pozitat për një vend në zonën Champions.

Atalanta kaloi e para në avantazh, me anë të Freuler në minutën e 33-të dhe u duk se mbrëmja do të ishte e komplikuar për Milanin, por Piatek riktheu baraspeshën në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në 45-minutëshin e dytë ishte Calhanoglu që kaloi Milanin në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë, ishte sërish polaku Piatek, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për kuqezinjtë, duke vulosur fatin e takimit.

Vlen të theksohet se titullarë në këtë sfidë ishin edhe dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, të cilët gabuan përkatësisht në golin e parë dhe të tretë, në të dy rastet në favor të Piatek.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...