Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani kalon në dorë të fondit Elliot, përfundon “makthi” kinez

Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.Tentativa e fundit e kinezit ishte që të bashkëpunonte me manjatin rus, Rybolovlev, për të bërë të mundur pagesën e këstit dhe ruajtjen e pronësisë.

Gjithsesi edhe ky opsion ra, pasi rusi që ka në pronësi edhe Monacon, refuzoi të bëhet pjesë e këtij operacioni. Tashmë fondi amerikan Elliot pritet të bërë ekzekutimin e kolateralit të vënë si garanci, që në këtë rast është klubi kuqezi.Zyrtari i Elliot, Paul Singer, një njeri shumë i apasionuar pas futbollit, pritet të menaxhojë përkohësisht klubin e Milanit, deri në shitjen te një tjetër shoqëri.

Vera ka nisur me lajme aspak të mria për kuqezinjtë, ndërsa sezoni duket qartë se do të jetë i mbushur me zhvillime jashtë fushe. Tashmë i takon trajnerit Genaro Gattuso, që të bëjë të duket sa më normale, paraqitja e kuqezinjve në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...