Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani kërkon me ngulm Piatek, Genoa do të paktën 40 milionë euro

Milani “ka rënë në dashuri” me Ksysztof Piatek. Sulmuesi polak i Genoa është identifikuar nga kuqezinjtë si trashëgimtar i Gonzalo Higuainit, në rast se ky i fundit transferohet te Chelsea. Nga ligurianët vijnë shenja hapjeje për këtë operacion, por me një “çmim dysheme”, nga drejtori sportive, Giorgio Perinetti.

I intervistuar nga “RMC Sport”, drejtuesi i Genoas tha se janë të hapur për oferta, që nisin nga 40 milionë euro. Pra, sulmuesi polak, që deri më tani ka shënuar 19 gola në 21 ndeshje me fanellën e Genoas, nuk është i paprekshëm. Megjithatë, ofertat duhet të jenë të larta dhe të konsiderueshme.

“Ne jemi duke pritur oferta konkrete për Piatek. Nuk synojmë ta shesim atë në janar, por forca jonë mund të mos ketë efekt përballë ofertave të larta dhe të konsiderueshme”, – tha Perinetti, i cili ka konfirmuar interesimin e Milanit për sulmuesin.

Genoa do të donte ta mbante, por mund ta shesë në çdo kohë, nëse oferta do të konsiderohet e përshtatshme.

“Milani është i interesuar për Piatek, por kuqezinjtë e dinë se ne duam ta mbajmë deri në qershor, edhe pse do të vlerësojmë secilin propozim. Tani, Milani e ka mendjen te Superkupa Italiane. Ne nuk kemi asnjë ngut, mund të presim deri ditën e fundit të merkatos”.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...