Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani kërkon Saint-Maximin, gati të sakrifikojë Suson

Milani duket i bindur të sjellë në verë sulmuesin e Nices, Saint-Maximin, ndërsa edhe të dielën në mbrëmje kishte përfaqësues në “Vellodrome” për të ndjekur nga afër paraqitjen e tij në fushë.

Leonardo dhe Maldini kanë marrë kontaktet e para që në janar me përfaqësuesit e lojtarit dhe ata të klubit francez, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet me sukses gjatë merkatos së verës.

Megjithatë për të mbyllur me sukses këtë operacion, drejtuesit e kuqezinjve duhet të shesin një nga titullarët e sulmit dhe emri i përzgjedhur duket se është ai i spanjollit Suso.

Ky i fundit vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe do të siguronte një plusvalencë të rëndësishme për merkaton e kuqezinjve, të cilët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë më shumë se 25 milionë euro për kartonin e Saint-Maximin.

Për spanjollin ka shfaqur interes të fortë Arsenali, që edhe këtë të premte pati disa skautë në Verona, për të ndjekur ndeshjen mes Chievos dhe Milanit, ndërsa në ditët në vijim, pritet të nisin edhe bisedat zyrtare mes klubeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...