Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani kthen një tjetër legjendë, e emëron zëvendëspresident nderi

Një kthim i mirëpritur i një legjende në një moment tepër pozitiv: pas Paolo Maldinit, Milani rihap dyert për një tjetër “flamur” historik të klubit. Bëhet fjalë për Franco Baresin, i cili u emërua zëvendëspresident nderi gjatë mbledhjes së aksionarëve. Njoftimi u bë nga presidenti Paolo Scaroni:

“Jam i lumtur që njoftoj emërimin e Franco Baresit tonë në një rol të ri të rëndësishëm brenda klubit. Jam i kënaqur ta njoftoj sot, më 28 tetor, që përkon me përvjetorin e ndeshjes së tij të fundit me fanellën kuqezi, në vitin 1997. Ky është demonstrimi i lidhjes së Milanit me historinë dhe rrënjët e tij, por është gjithashtu dëshira e një klubi që synon të krijojë kushtet për një të ardhme të madhe, duke vlerësuar traditën e tij legjendare, që Franco e përfaqëson aq mirë “.

Emërimi i Baresit zëvendëspresident nderi i Milanit erdhi me rastin e 23-vjetorit të ndeshjes së lamtumirës së ish-mbrojtësit legjendar të “Djallit”, i cili mbante rolin e ambasadorit të Milanin në botë.

Ndërsa në njoftimin e klubit për këtë emërim shkruhet:

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë emërimin e Franco Baresit zëvendëspresident nderi i Klubit. Franco do të vazhdojë të vërë në dispozicion të Milanit përvojën e tij të jashtëzakonshme në futboll, pasionin dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke ndihmuar në përhapjen e vlerave që dallojnë klubin tonë, duke forcuar reputacionin e tij dhe duke ruajtur lidhjen emocionale me tifozët kuqezi dhe të pasionuarve të futbollit nga e gjithë bota”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...