Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani, “ku thërret kiameti”, Sassuolo i jep një “shuplakë” në “San Siro”

Milani në pikatë. Në javën e 20-të të Serisë A skuadra kuqezi i turpërua 2-5 në “San Siro” nga Sassuolo, duke konfirmuar momentin negativ që po kalon. Kjo është humbja e dytë radhazi në kampionat për “Djallin” (javën e kaluar u shkatërrua 4-0 nga Lazio), që rrezikon edhe më tepër objektivin Champions.

Milai realizoi që në minutën e tetë me Giroud, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. 11 minuta më vonë u kundërpërgjigj Sassuolo me Defrel, që shënoi goli ne parë të sfidës. Vetëm dy minuta më vonë Frattesi thelloi epërsinë, për të ardhur më pas të shkurtimi i diferencës në 1-2 nga Giroud në minutën e 24-t. PA u mbyllur gjysmë ore lojë Berardi e çoi rezultatin në 1-3 dhe ndeshja nuk pati më histori.

Me fillimin e pjesës së dytë shënoi Lauriente, ndërsa në të 79-të goditjen e radhës kuqezinjve ia dha Matheus Henrique.

Goli i Origi pak minuta më vonë nuk vlejti për asgjë, pasi humbja e Milanit ishte e pashmangshme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...