Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Milani avancon mes drithërimash, “ok” Roma e United, dështojnë Leicester dhe Leverkusen

Milani vuan shumë, por në fund arrin të avancojë në fazën e 1/8-ave të Europa League-s falë rëndësisë së golit në fushën kundërshtare. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në “San Siro” me Crvena Zvezdan (shënuan Kessie 9’ me 11-metërsh dhe El Fardou Ben 24’), ndërsa në sfidën e parë 2-2. Edhe pse për më shumë se 25 minuta skuadra serbe luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Gobeljic, ndeshja mbeti e hapur deri në sekondat e fundit, teksa vetëm vërshëllime e trefishtë e kryesorit çliroi “Djallin” nga ankthi.

Roma as që e vuri në diskutim kualifikimin përballë Bragës, të cilën e mposhti edhe në ndeshjen e kthimit në “Olimpico” me rezultatin 3-1. Për verdhekuqtë shënuan Edin Dzeko, Perez dhe Mayoral, ndërsa Pellegrini humbi 11-metërsh. Autolgoli i Cristantes thjesht vlejti për statistikë.

Çfarë dështimi për Bayer Leverkusen, që mposhtet për herë të dytë nga Young Boys, këtë herë 0-2. Për zvicëranët shënuan Siebatcheu dhe Fassnacht.

Dinamo e Kievit arrin të eliminojë Club Brugge, duke fituar 0-1 në fushën e skuadrës belge me golin e shënuar nga Buyalskyy.

Eliminim i turpshëm i Leicester City-t, që u mposht 0-2 nga Slavia e Pragës brenda në “King Power Stadium”, teksa sfida e parë ishte mbyllur pa gola. Për skuadrën çeke shënuan Provod dhe Sima.

Dinamos së Zagrebit I mjaftoi goli i Orsic për të eliminuar Krasnodarin, me sfidën e parë të zhvilluar në Rusi që kishte përfunduar 2-2.

Manchester United u kursye ndaj Real Sociadadit në “Old Trafford”, ku sfida u mbyll pa gola. Oyarzabal humbi 11-metërësh për ekipin spanjoll në pjesën e parë.

Del jashtë gare PSV Enidhoven, që fitoi 2-1 përballë Olympiacosit, por ky rezultat nuk mjaftoi për të të vijuar më tej, pasi skuadra greke kishte fituar 4-2 në takim e parë.

Rezultatet:

Milan – Crvena Zvezda  1-1

Roma – Braga 3-1

Bayer Leverkusen – Young Boys      0-2

Club Brugge – Dyn. Kyiv     0-1

  1. Zagreb – Krasnodar 1-0

Leicester – Slavia Prague      0-2

Manchester Utd – Real Sociedad 0-0

PSV – Olympiacos Piraeus   2-1

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...