Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Milani mbyll një tjetër sezon pa trofe, Correa dhe Strakosha çojnë Lazion në finale!

Milani shpërdoron edhe mundësinë e fundit që kishte për ta mbyllur me një trofe këtë sezon. Kuqezinjtë me mendjen te ndeshja e fundjavës ndaj Torinos në kampionat që mund të përcaktojë shumë në garën për vendin e 4-t, u mposhtën 0-1 nga Lazio në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Bëri autokritikë pas asaj humbjeje të shëmtuar ndaj Chievos në kampionat skuadra e Simone Inzaghit që në impiantin milanez fitoi falë një goli të Joquain Correas pas një kundërsulmi vrasës të kryeqytetasve në fillimin e pjesës së dytë dhe u kualifikua në finale pasi gjysmëfinalja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola. Strakosha bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë duel duke u vendosur në evidencë me disa pritje spektakolare. Edhe pse humbi që në pjesën e parë mesfushorin serb Milinkovic-Savic për shkaqe dëmtimi, Lazio bëri një figurë shumë të mirë në këtë sfidë dhe tashmë e sheh veten në finalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesen e çiftit Atalanta-Fiorentina me gjysmëfinalen e parë mes tyre që ka përfunduar në barazim 3-3. Përsa i përket Milanit vazhdon forma shumë e dobët e kuqezinjëve në ndeshjen e fundit, madje nuk funksionoi as ndryshimi i skemës nga ana e Gattusos që luajti me 3 mbrojtës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...