Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milani me lajme të mira nga infermieria, rikuperohen Biglia e Bonaventura

Ndërprerja e kampionatit duket se erdhi në momentin e duhur për Milanin, që ndonëse fitoi së fundi ndaj Sassuolos, kaloi një periudhë mjaft të errët rezultatesh. Krahas formës jo të mirë, Montella duhej të bënte edhe llogaritë me dëmtimet e vazhdueshme të futbollistëve si Bonaventura, Calabria, Biglia, Conti, etj., por edhe pezullimin e Bonuccit.

Gjithsesi, këto ditë ka pasur vetëm lajme të mira nga infermieria e kuqezinjve, që kanë lajmëruar rikuperimin e mesfuishorëve Biglia dhe Bonaventura. Mjekët e Milanit njoftojnë se 2 mesfushorët janë të gatshëm t’i bashkohen ekipit në stërvitje dhe mund të zbresin në fushë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme e kampionatit.

Krahas tyre, lajme të mira vijnë edhe për mbrojtësin Calabria, i dëmtuar në transfertën ndaj Chievos. Ky i fundit pritet të jetë në dispozicion të Montellës brenda muajit nëntor, pasi do të rinisë stërvitjen me grupin këto ditë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...