Europa League

Milani merr një pikë me vlera, kualifikohen Arsenal, Leverkusen e Dinamo Zagreb

Milani mori një barazim me vlera në transfertën ndaj Real Betis në Europa League, duke ruajtur vendin e 2-të në grupin F edhe pse tashmë me pikë të barabarta me Olympiacos, megjithatë në këtë sfidë Milani humbi dy futbollistë të tjerë për arsye dëmtimi Musacchio i cili pësoi një goditje të rëndë në qafë dhe turkun Calhanoglu, dy emra me peshë vetëm pak ditë para supersfidës ndaj Juventusit, me Milanin që shkon në emergjencë totale në këtë duel. Golit të shpejtë të Lo Celsos në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Suso në pjesën e dytë. Në sfidën tjetër të këtij grupi Olympiacos shpartalloi me një goleadë luksemburgasit e Dudelange pasi në Pire triumfoi me shifrat 5-1. Në grupin E, Arsenalit i mjaftoi një barazim pa gola ndaj Sportingut të Lisbonës për t’u kualifikuar edhe matematikisht në fazën tjetër. Një hap të madh për më tej hodhi edhe Sportingu që përfitoi nga humbja e Vorsklas ndaj Qarabag në shtëpi me rezultatin 0-1. Në grupin A, Bayer Leverkusen u hakmorr ndaj Zurich për atë humbje të dy javëve më parë.

Në BayArena gjermanët triumfuan 1-0 me një gol të kroatit Jedvaj por në fund festuan të dyja skuadrat pasi falë barazimit 0-0 në ndeshjen tjetër Ludogorets-AEK Larnaca, si Leverkusen ashtu edhe Zurich. Në grupin B, Salzburg dhuroi spektakël në transfertën ndaj Rosenborg në të cilën fitoi 5-2, teksa numëron 12 pikë të plota, por ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin, pasi në ndeshjen tjetër Celtic mposhti 2-1 Leipzig. 2 barazime në grupin C. Bordeaux mori pikën e parë pasi u kënaq me një barazim 1-1 ndaj Zenitit në shtëpi, ndërsa sfida tjetër mes Slavias së Pragës dhe FC Copenhagen. Me Bordeaux të eliminuar në këtë grup kualifikimi do të luhet mes 3 skuadrave. Në grupin D, Dinamo e Zagrebit preu biletën për në fazën tjetër pasi mposhti 3-1 Spartak Trnavan, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon futbolli kroat

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top