Në shtëpinë e Milanit po ndryshon gjithcka, madje edhe sponsori teknik. Firma e njohur gjermane e veshjeve Adidas, do të ndërpresë marrëveshjen me “kuqezinjtë” në qershor të 2018-ës. Mbyllet kështu një epokë 20-vjecare e mbushur me triumfe. Pronarët e vjetër të Milanit i kishin kërkuar firmës gjermane që kontrata, e cila skadonte në vitin 2023 për 19.7 milionë euro në sezon, të mbyllej para kohe. Marrëveshja u arrit, që do të thotë se futbollistët e Milanit që nga sezoni i ardhshëm nuk do të vishen më me Adidas.
Por cili do të jetë sponsori i radhës teknik? Sektori i marketingut në shtëpinë e Milanit është në bisedime me disa firma prestigjioze, ku më pranë marrëveshjes janë dy: Under Armour dhe New Balance. Pas disa muajsh gjithcka do të jetë zyrtare, me Milanin që po pret të ndryshojë “look”.
