Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani në emergjencë para Juves, ja mungesat e sigurta por priten edhe rikthime!

I ka kushtuar rëndë barazimi 1-1 në Andaluzi ndaj Real Betis, Milanit të Gattusos. Kuqezinjtë dolën të gjymtuar nga ajo sfidë dhe tashmë shkojnë në emergjencë totale në duelin e të dielës në mbrëmje ndaj Juventusit. Dëmtimit të Caldaras, mungesës së gjatë të Biglias por edhe problemeve të Higuain, Bonaventuras e Calbrias, infermieria e Milanit ka shtuar rradhët edhe me 2 lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin Musacchio i cili pas një goditjeje të fortë që mori në shpinë padashje nga shoku i skuadrës Franck Kessie, përjetoi momente frike dhe ankthi pasi mbeti pothuajse pa ndjenja në fushë, megjithatë situata u qetësua menjëherë më pas me mbrojtësin që u largua me barrelë dhe përfundoi në spital. Por lajmet që ka përcjellë klubi i Milanit lidhur me gjëndjen e Musacchios janë pozitive dhe me shumë gjasa mbrojtësi do të jetë në fushë në sfidën ndaj Juves. Pak minuta para fundit të ndeshjes u largua i dëmtuar nga Benito Villamarin edhe turku Hakan Calhanoglu për shkak të një goditjeje që mori në këmbë. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë gjëndja e tij gjatë këtyre dy ditëve, por Calhanoglu mund të mungojë ndaj bardhezinjëve. Edhe mesfushori Franck Kessie shfaqi probleme në fund të sfidës por për të nuk ka asgjë serioze. Përsa i përket të dëmtuarve të tjerë, përjashto Biglian dhe Caldaran mungesa të cilëve janë të sigurta, Higuain e ka lënë pas problemin në shpinë dhe do të shtrëngojë dhëmbët duke zbritur në fushë ndaj ish skuadrës së tij. Edhe Calabria mund të rikuperohet në kohë nga problemi që ka në kavilje, ndërkohë që nuk ka asnjë shans për të luajtur ndaj Juves, Jack Bonaventura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...