Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani në “hall”, Raiola refuzon rinovimet e Donnarummës dhe Romagnolit!

Ecuria e Milanit në këtë sezon ka qenë për duartrokitje. Kuqezinjtë kryesuan Serinë A përgjatë gjithë fazës së parë dhe u shpallën kampionë dimri ndërsa aktualisht ndodhen të dytët, 6 pikë pas Interit por janë shumë pranë arritjes së objektivit sezonal që është kualifikimi në Champions League. Milani me shumë gjasa do të rikthehet në kompeticionin më madhor për klube aty ku mungon që nga sezoni 2013-2014 dhe për t’u përfaqësuar denjësisht në Champions ka nevojë për të mbajtur në skuadër lojtarët e tij më të mirë. Aktualisht vëmendja e drejtuesve të klubit kuqezi është te rinovimet e kontratave të dy emrave me peshë si portieri Giggio Donnarumma dhe kapiteni Alesio Romagnoli. Duke iu referuar raportimeve të gazetarit Gianluca Di Marzio, Mino Raiola menaxheri i Donnarummës ka refuzuar deri tani dy oferta për rinovimin.

Fillimisht klubi kuqezi i ofroi lojtarit një kontratë me 6 milionë euro në sezon plus 1 milionë bonus në rast kualifikimi në Champions por Raiola e hodhi poshtë dhe më pas Milani e rriti pagën bazë në 7 milionë euro. Sërish përgjigje negative dhe lëvizja e Mino Raiolas ka qenë e qartë, paga në kontratën e re duhet të jetë 12 milionë euro në sezon. Për momentin kuqezinjtë janë ndalur dhe gjithçka është pezull, edhe pse vetë dëshira e portierit është të qëndrojë.

Milani duhet të merret me Mino Raiolën edhe për kapitenin Alessio Romagnoli, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022. Për të rinovuar kërkohet një pagë që kap shifrën e 6 milionë eurove në sezon, dyfish nga sa përfiton aktualisht mbrojtësi italian. Edhe për Romagnolin bisedimet për rinovimin e kontratës pritet të zgjasin për disa muaj pasi pretendimet e futbollistit janë shumë më të larta nga paga që i ofrojnë për momentin drejtuesit e Milanit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim por për momentin nuk ka dritë jeshile në bisedimet për rinovimet e kontratave të Donnarummës dhe Romagnolit te Milani.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...