Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milani në krizë, brenda janarit i sfumohen tre objektiva

Milani në krizë. Janari mund të quhet padyshim muaj i zi për skuadrën e Piolit. Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në vitin 2023, të parën ndaj Salernitanës dhe më pas njohin dy barazime e tre humbje të rënda.

Pikërisht këto rezultate, kanë bërë që kampionëve në fuqi të Italisë t’u sfumohen tre nga objektivat sezonalë. Gjithçka nisi nga minuta e 87’ e ndeshjes me Romën.

Deri atëherë Milani kryesonte 2-0 dhe po shkonte drejt fitores së sigurt. Megjithatë Ibanez-Abraham shënuan dy herë në portën e Tatarusaut dhe u hoqën dy pikë kuqezinjve.

Tri objektiva të sfumuar

Pas ndeshjes me Romën, erdhi sfida e Kupës së Italisë ndaj Torinos, ku pas 120 minutash lojë, kuqezinjtë u mposhtën 0-1 dhe “lanë duart” me trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Më pas erdhi një tjetër barazim zhgënjyes dhe sërish në kampionat, këtë herë përballë Lecces në transfertë. Milani e pa veten në disavantazh të dyfishtë dhe rikuperoi vetëm një pikë, por humbi sërish terren ndaj Napolit.

Lexo edhe:

Mesjava e 18 janarit ishte edhe dita e derbit të Madonninës ndaj Interit, që këtë herë luhej për trofeun e Superkupës së Italisë. Edhe aty ku kuqezinjtë u mposhtën bindshëm 3-0, duke hequr dorë nga një tjetër objektiv sezonal.

Dhe kur të gjithë prisnin rikthimin, Milani bëri një tjetër figurë të shëmtuar, këtë herë në transfertën ndaj Lazios në kampionat. Humbje e thellë 4-0 dhe dështim total, që çon në plot 12 pikë diferencën me Napolin kryesues, kur është luajtur vetëm gjysma e kampionatit.

Mungesa e Maignan

Rumuni Tatarusanu është ai që ka përfunduar në qendër të kritikave në këto momente të vështira për kuqezinjtë. Natyrisht nuk është një portier gafash, por është shumë larg asaj që ofron Maignan. Francezi bënte në çdo ndeshje 2-3 pritje të mëdha, gjë që nuk ndodh më me rumunin.

Për më tepër, me Maignan, skuadra e Piolit kishte një organizator në portë, gjë që Tatarusanu nuk e ofron dot. Megjithatë përgjegjësitë nuk mund t’i ngarkohen të gjitha rumunit, pasi Milani ka që në shtator që luan me të në portë.

Shpëtimi i sezonit

Natyrisht për trofe nuk mund të flitet më, pasi Milani ka mbetur në garë vetëm në Champions League, një kompeticion të cilin e kanë fituar 7 herë në histori. Megjithatë aty ka shumë skuadra më të forta, që vështirë se do t’u lënë radhë kuqezinjve. Ndaj Stefanio Pioli me të tijtë do të synojnë të ecin sa më gjatë, për të shtuar të ardhurat në arkat e klubit.

Megjithatë objektivi më i madh i mbetur ,është sigurimi i një vendi në katërshen e parë të renditjes, pasi vetëm kualifikimi në Champions, do të shpëtonte sezonin. Pa Champions, situata ekonomike do të rëndohej dhe bashkë me të, do të “mbyllej edhe rubineti” i merkatos.

Këtë e dinë mirë në kampin kuqezi të Milanos, ndaj duhet të rikthehen sa më shpejt në identitet, pasi Roma, Lazio e Atalanta janë aty, gati t’u prishin punë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...