Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Milani në Serbi me mendjen te derbi, Sociedad pret Man. United në Torino

Rikthehen emocionet e Europa Leagues në ekranin e Supersport, teksa sot do të zhvillohen ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në kontinentin europian.

Kështu gjithçka do të startojë në orën 18:55 me përballjen mjaft interesante Real Sociedad-Manchester United, e cila është vendosur që të luhet në “Allianz Stadium” të Torinos, pasi autoritetet spanjolle kanë bllokuar hyrjen e personave nga Britania e Madhe për shkak të koronavirusit.

Europa League është një kompeticion mjaft i rëndësishëm për “djajtë e kuq” të Ole Gunnar Solskjaer, të cilët kanë dalë përfundimisht nga gara për titull dhe në këtë mënyrë do të dëshironin të fitonin sërish këtë trofe.

Po në orën 18:55 Milani do të zbresë në stadiumin “Marakana” të Beogradit për t’u përballur me skuadrën e Crvena Zvezdës. E pamundur që të mos mendojë për derbin e të dielës Stefano Pioli, i cili sot pritet të lërë pushim disa titullarë, megjithatë skuadra do të kërkojë një rezultat pozitiv edhe në Serbi.

Ndërkohë skuadra tjetër italiane, Roma do të udhëtojë drejt Portugalisë, ku do të përballet me Bragën vendase, në një tjetër përballje italo-portugeze, pas asaj Porto-Juventus mbrëmjen e djeshme.

Të tre këto ndeshje do të transmetohen ekskluzivisht në ekranet e Supersport 2, 3 dhe 4, ndërsa në Supersport 5 do të transmetohen në kohë reale të gjithë golat dhe rastet e pastra në të gjithë përballjet e tjera.

Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “Olimpico” të Romës, këtë herë për ndeshjen mes Benficës dhe Arsenalit, e cila për gjithashtu për shkak të koronavirusit, nuk mund të luhej në Portugali.

Europa League ka një rëndësi të madhe për “topçinjtë” e Londrës, të cilët e kanë të pamundur të arrijnë një vend në zonën Champions nëpërmjet kampionatit dhe do të synojnë ta fitojnë këtë të drejtë duke ngritur lart trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube.

Po në orën 21:00 do të transmetohen në Supersport dy sfida të tjera mjaft interesante si Granada-Napoli dhe Lille-Ajax, ndërsa në Supersport 5 do të transmetohen në kohë reale golat dhe rastet e të gjithë takimeve të tjera.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...