Serie A

Milani në superformë, përmbys në mënyrë spektakolare Juventusin

Gazidis po përgatit një të ardhme me Ralf Rangnick në pankinë, por kjo nuk e shqetëson aspak Stefano Piolin dhe Milanin e tij, që vijon të konfirmohet në superformë dhe në tre ditë u jep një leksion të ashpër skuadrave të kreut, Lazios dhe Juventusit.

Pas fitores bindëse 0-3 në “Olimpico” ndaj Lazios të shtunën në mbrëmje, kuqezinjtë morën një sukses edhe më spektakolar, 4-2 me përmbysje ndaj Juventusit kryesues.

Në kryesfidën e javës së 31-të të kampionatit italian, pjesa e parë u zhvillua me ritëm të lartë dhe pati raste shënimi nga të dy palët, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Një tablo krejt tjetër u shfaq në pjesën e dytë, me Juventusin që shënoi dy gola shumë të shpejtë, fillimisht me anë të mesfushorit francez Adrien Rabiot e më pas me të zakonshmin Cristiano Ronaldo, duke dhënë idenë se ndeshja ishte mbyllur tashmë.

Por nuk kishin të njëjtin mendim futbollistët e Piolit, që morēn kontrollin e lojēs dhe arritën të përmbysin gjithçka në vetëm 5 minuta, duke lënë të shtangur ata pak njerëz në “San Siro”, por edhe miliona fansa që ndiqnin ndeshjen nëpërmjet ekranit.

Fillimisht Bonucci ndali me dorë një gjuajtje drejt portës dhe arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, ndërsa Zlatan Ibrahimovic u tregua i ftohtë në ekzekutim dhe shënoi golin që rihapi takimin në minutën e 62-të.

Më pas ishte radha e Franck Kessie që të rikthente baraspeshën në të 65-ën dhe një minutë më vonë portugezi Rafael Leao kompletoi përmbysjen më të shpejtë dhe befasuese në historinë e futbollit.

Juventus u përpoq të reagojë dhe Sarri përdori të gjithë kartat që kishte në pankinë, por ishte sërish Milani që me një kundërsulm të shpejtë arriti të dërgojë topin për herë të katërt në rrjetë, duke vulosur një thetër sukses.

Juventus humb kështu me 4 gola të pësuar, diçka që nuk ndodhte prej 3 vitesh kur mposhtej në finalen e Championsit nga Reali, ndërsa pas këtij takimi Juventusi mbetet në krye të renditjes me 75 pikë, i ndjekur nga Lazio me 68.

Nga ana tjetër Milani ngjitet në vendin e pestë me 49 pikë dhe katër ditë më vonē ndaj Napolit do të kërkojē një tjetër sukses për t’u konsoliduar në zonën europiane.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency