Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani nis punën për rinovimin me Donnarummën, nesër pritet takimi me Raiolën

Menaxheri i famshëm Mino Raiola diskuton të ardhmen e portierit të Milanit Gianluigi Donnarumma. Zëvendës-kapiteni i kuqezinjve është në vitin e tij të fundit të kontratës me Milanin dhe 53-vjeçari italian ka udhëtuar drejt kryeqendrës lombarde për të biseduar më krerët e klubit, pikërisht për të ardhmen e dy vëllezërve Donnarumma.

Është herët për të vendosur, megjithatë Raiola ka ndërmarrë një mision sa të vështirë po aq edhe të ndërlikuar për kontratat në përfundim të vëllezërve Donnarumma, për më tepër menaxheri i famshëm pritet të diskutojë me krerët e klubit kuqezi gjithashtu edhe kontratën e kapitenit Alessio Romagnoli. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar, sidoqoftë në agjendën e tij të ngjeshur në Milano mendohet se ka patur vend edhe për një takim të veçantë me drejtuesit e kuqezinjve, për rinovimin e kontratave të vëllezërve Donnarumma.

Emri i Gigio-s është lakuar në shumë skuadra, ku spikasin natyrisht Juventusi dhe Paris SG, ndërkohë diskutim më vete përbën gjithashtu edhe çështja e mbrojtësit Romagnoli, kontrata e të cilit me klubin milanez përfundon në vitin 2022. Natyrisht nuk përjashtohet mundësia që Mino Raiola të ketë udhëtuar drejt Milanos për t’u takuar me përfaqësuesit e Interit apo Juventusit, pasi udhëtimet po kufizohen gjithmonë e më shumë.

Situata është përkeqësuar dhe gjendja është përshkallëzuar, për arsye të pandemisë së koronavirusit, madje në Francë do të fillojë menjëherë izolimi i pjesshëm i popullsisë, pasi numri i rasteve të infektimit me virusin Covid – 19 ka marrë përmasa alarmante. Mino Raiola ndoshta është duke shfrytëzuar rastin për të përshpejtuar bisedimet, sidomos për rastin e portierit të përfaqësueses italiane, që është izoluar dhe ndodhet në gjendje karantine, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në javët e kaluara drejtuesit e Milanit janë shfaqur optimistë, për një mbyllje të shpejtë të diskutimeve që kanë filluar muaj më parë. Nga pala e portierit të përfaqësueses nuk mësohet asgjë e veçantë dhe mungojnë komentet, pozitive apo qoftë edhe negative, në këtë aspekt. Në këtë mënyrë gjithçka mbetet e hapur, prandaj mjafton ndoshta edhe një takim i thjeshtë ndërmjet palëve për të zgjidhur ngërçin e këtyre kontratave.

Krerët e klubit kuqezi duhet të marrin masa për t’u mbrojtur në të gjitha frontet, sepse siç dihet përveç këtyre rasteve një vëmendje të veçantë e meriton edhe Calhanoglu, që deri tani ka refuzuar ofertat e “djajve të kuq” të Manchester United dhe vazhdon të qëndrojë në pritje të një kontrate bindëse nga ana e drejtuesve të Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...