Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Milani nuk heq dorë nga Broja, drejtuesit hedhin hapin e radhës

Milani vazhdon të shprehë interesim konkret për Armando Brojën. 21-vjeçari i talentuar shqiptar, cilësohet si sulmuesi i së ardhmes te kampionët e Italisë, duke parë edhe “perëndimin” e dyshes Oliver Giroud (36) dhe Zlatan Ibrahimovic (41).

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Frederic Massara bisedon prej kohësh me njerëzit afër Brojës, ndërkohë që Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Milanit janë takuar me Louis Bell, i vetmi ndërmjetës i sulmuesit të kombëtares shqiptare, për të diskutuar rreth të rinjve të talentuar në agjencinë e tij.

Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë sulmuesin, i cili në verë rinovoi deri në vitin 2028 kontratën me Chelsea. Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, kampionët e Italisë janë të interesuar edhe për Hakim Ziyech, ndërkohë që anglezët duan të transferojnë Rafael Leaon në “Stamford Bridge”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...