Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani nuk humb kohë, zyrtarizon zëvendësuesin e Ivan Gazidis

Milani nuk humb kohë dhe gjen menjëherë Administratorin e ri. Pas vendimit për të mos rinovuar kontratën me Ivan Gazidis, i cili mbante rolin e Administratorit të deleguar te kuqezinjtë prej dhjetorit të 2018-ës, Milani ia besoi të njëjtin pozicion Giorgio Furlanit.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Këshillit të Administrimit të kuqezinjve që prej vitit 2018 dhe gëzon besimin absolut të aksionerëve të klubit, teksa bëhet fjalë për një milanez, tifoz i flaktë me Milanin.

“Është një nder i madh të drejtoj klubin që dua dhe për këtë falënderoj drejtuesit. Jam i bindur që në të ardhmen, duke bashkëpunuar për të mirën e klubit, mund të arrijmë të tjerë objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Furlani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...