Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milani për konfirmim ndaj Bolognës, Leicester kërkon fitoren e 8 radhazi

E diela në Supersport, ashtu si gjithmonë, do të vijë me një sërë takimesh interesante nga kampionatet më të rëndësishme europiane të futbollit si ai italian, anglez, spanjoll, francez, gjerman e holandez.

Kështu në orën 12:30 Lecce do të presë Genoan, në një sfidë mjaft të rëndësishme për zonën e mbijetesës. Puljezët kanë bërë mirë në këtë start sezoni, por e kanë të qartë që për të tentuar mbijetesën, duhet të fitojnë sa më shumë takime brenda fushës dhe një nga ata është ky me Genoan.

Nuk është aspak e qetë situata në kampin gjenovez, sepse pas fitores shpresëdhënëse në debutimin e trajnerit Thiago Motta, në 5 javët e ardhshme janë regjistruar 3 humbje dhe dy barazime, ndaj italo-braziliani duhet të udhëheqë skuadrën drejt suksesit, për të dalë nga zona e ftohtë.

Po nga kampionati italian, në orën 15:00 do të vijë një sfidë mjaft interesante si Torino-Fiorentina, dy skuadra që synojnë një vend në kupat e Europës, por që nuk e kanë nisur me këmbën e mbarë sezonin.

Në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Spalit dhe Brescias, ose vendit të parafundit me vendin e fundit të renditjes, por ky takim bëhet i veçantë edhe për faktin që do të ketë një derbi shqiptar mes Etrit Berishës nga njëri krah dhe Emanuele Ndojit në krahun tjetër.

Në orën 18:00 do të transmetohet sfida mes Sampdorias dhe Parmës, ndërsa në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Dall’Ara”, ku Milani do të kërkojë suksesin e dytë radhazi, këtë herë përballë Bolognës.

Kuqezinjtë janë 11 pikë larg zonës së kupave europiane dhe ndaj Bolognës është një nga “trenat e fundit” që mund të mbajë gjallë shpresat e tyre për t’ia dalë të arrijnë objektivin në fund të sezonit, gjë që e di mjaft mirë edhe trajneri Stefano Pioli.

Kampionati anglez do të vijë sot me takimin mes Aston Villës dhe Leicesterit, që do të startojë në orën 15:00. Vendasit nuk janë në një moment fort të mirë, ndërsa “dhelprat” vijnë pas 7 fitoreve radhazi dhe sot do të kërkojnë të tetën, për t’u konfirmuar si rivali i parë i Liverpoolit në garën për titullin kampion.

Kampionati spanjol do të vijë me takimin e mbrëmjes Osasuna-Sevilla, në orën 21:00 në Supersport 3, ndërsa në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja mes Olympique Marseille dhe Bordeaux.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...