Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani për pazar në Londër, një mbrojtës dhe një mesfushor në agjendën e kuqezinjve

Tiemoue Bakayoko, Chelsea

Ndërkohë që po merren me çështjen e rinovimit në kontratave për një pjesë të mirë të futbollistëve aktualë, drejtuesit e Milanit po punojnë paralelisht për të shtuar numrat dhe cilësinë në organikët e Stefano Piolit.

Kështu një nga emrat e piketuar për t’u afruar këtë vjeshtë është ai i mesfushorit Matteo Pessina, i cili është në pronësi të Atalantës, por që këtë sezon luajti si i huazuar te skuadra e Veronës.

Pessina shikohet si një futbollist me të ardhme, të cilin Milani dëshiron ta përfshijë gradualisht në skuadër, megjithatë vendimi tani ka mbetur në dorë të Atalantës, që ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo do të vërë në dispozicion të Gasperinit për sezonin e ri.

Sa i përket mesfushës, emri në krye të listës është Tiemoue Bakayoko, i cili ka pranuar të ulë edhe pagën në 3 milionë euro, vetëm për t’u rikthyer sërish te Milani, por negociatat me Chelsean për momentin kanë ngecur.

Kjo pasi londinezët kërkojnë minimalisht 20 milionë euro për mesfushorin francez, ndërsa te Milani nuk kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 15 dhe drejtuesit kuqezinj presin që merkatoja të afrohet në fundin e saj, me qëllim që te Chelsea të bëjnë skonto.

Sa u përket krahëve të mbrojtjes, ana e majtë duket e blinduar me francezin Theo Hernandez, i cili ka mbyllur një sezon si protagonist dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, ndërsa synimi është të afrohet një futbollist me peshë në krahun e djathtë.

Emri në krye të listës është ai i futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier, i cili nuk shihet si titullar nga Jose Mourinho dhe drejtuesit e Milanit janë gati të paguajnë për ta transferuar në kampionatin italian.

Për Aurier Tottenham kërkon 23 milionë euro, por drejtuesit e Milanit janë të bindur që mund ta marrin për shumë më pak, nëse futet në lojë edhe dëshira e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, që nuk është më i lumtur në Londër dhe ka nevojë të ndërrojë klimë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...