Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani për pazar te Tottenham, katër emra në tryezën e bisedimeve

Milani ka mbetur disi mbrapa me lëvizjet në merkato dhe Maldini po provon të rikuperojë kohën e humbur, teksa së fundi ka pasur një takim edhe me drejtuesin e Tottenham, Fabio Paratici.

Sipas mediave britanike, emrat në tryezë kanë qenë plot 4 dhe bëhet fjalë për futbollistë të “Spurs”-ave, që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes dhe mund të transferohen te kuqezinjtë.

I pari është mbrojtësi Japhet Tanganga, 23 vjeç, i cili nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Maldini ka kërkuar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, duke synuar të përsëritë të njëjtin sukses si me Tomorin dy vite më parë.

Palët janë shumë pranë një marrëveshjeje për anglezin 23-vjeçar, që me shumë gjasë do t’i bashkohet artilerisë mbrojtëse të kuqezinjve, që përbëhet nga Tomori, Kalulu e Simon Kjaer, si dhe i riu Gabbia.

Megjithatë zbulohet se Maldini ka kërkuar informacion edhe për emra si Tanguy Ndombele, Sergio Reguilon dhe i riu Pape Matar, mesfushor 19-vjeçar në pronësi të Tottenhamit.

Veçanërisht Ndombele është kërkuar me prioritet nga Maldini, që nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Franck Kessie dhe sheh te francezi njeriun e duhur për t’i besuar qendrën e mesfushës.

Megjithatë problem mbetet paga e lartë e futbollistit dhe vlera e kartonit, pasi Ndombele është deri tani blerja më e shtrenjtë në historinë e Tottenham dhe londinezët nuk do të pranonin kurrsesi të hiqnin dorë pa rikuperuar të paktën gjysmën e investimit prej 60 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....