Merkato

Milani përforcon mesfushën, vjen një futbollist nga Londra

Pas Higuain dhe Caldarës, Milani i amerikanëve të “Elliot” vijon punën për t’u përforcuar akoma, në kuadër të sezonit të ri. Kështu pas Higuain dhe Caldarës, përforcimi i radhës është në repartin e mesfushës dhe vjen nga Premier League angleze.

Kuqezinjtë kanë arritur akordin për të marrë në huazim mesfushorin francez të Chelseat, Tiemoue Bakayoko, i cili nuk gjen hapësira në formacionin e Sarrit.

Milani do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e blerjes për Bakayoko, në fund të sezonit të ardhshëm, për shumën e 30 milionë eurove, ndonëse londinezët paguan 40 te Monaco, një vit më parë.

Palët kanë gjetur akordin edhe për pagën e mesfushorit dhe tashmë pritet vetëm që të bëhet zyrtarizimi, pasi të jenë kryer vizitat mjekësore.

To Top