Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani përgatit goditjen e madhe për mbrojtjen

Është Milani i të rinjve. Për të siguruar një të ardhme të ndritur, kuqezinjtë kanë besuar te talentet, disa prej të cilëve kanë shpërthyer, si Theo Hernandez. Të tjerë, ndërkohë, vijnë nga skuadrat e të rinjve, duke konfiruar politikën e shkëlqyer me akademinë e kuqezinjve. Gabbia dhe Pobega janë dy shembuj të shkëlqyer, por i njëjti diskutim mund të bëhet edhe për Donnarumman. Por nuk janë vetëm të rinjtë që e bëjnë të madhe skuadrën e Stefano Piolit. Sigurisht që është Zlatan Ibrahimovic, por edhe Simon Kjaer. Pavarësisht të gjithave, ndërkohë drejtuesit duan të bëjnë një blerje të madhe në mbrojtje, një goditje nga ato që i japin akoma më shumë peshë dhe eksperiencë gjithë skuadrës.

“Daily Mail” ka zbuluar se Milani është në gjurmët e një prej mbrojtësve më të mirë të Europës, me një koleksion trofesh prej legjendash. 1 Kupë Anglie, 5 Superkupa të Gjermanisë, 8 tituj kampion në Gjermani, 5 Kupa të Gjermanisë, 2 Champions League, 2 Superkupa UEFA, 1 Kupë të Botës për Klubet, 1 Botëror me kombëtaren e tij. Po flasim për Jerome Boateng. Mbrojtësi  i Bayernit të Mynihut, por që nuk do të rinovojë kontratën me klubin bavarez dhe në verë të jetë i lirë për të zgjedhur një etapë të re në karrierën e tij.

Maldini dhe Massara shpresojnë që kjo e ardhme të jetë me ngjyrat kuqezi. A mund të jetë një goditje që për janarin? Vështirë të thuhet tani. Në këtë rast, Milani duhet të vendosë të shpenzojë menjëherë ose të marrë lojtarin me parametër zero në fund të sezonit. Në çdo rast, lëvizja është e lidhur me dy faktorë të rëndësishëm. I pari është pa dyshim që të bindë Boatengun për rëndësinë e projektit të Milanit dhe i dyti ka të bëjë me kualifikimin në Championsin e ardhshëm.

Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea janë në dritare, pasi edhe ata duan ta marrin me parametër zero. Vëllai i Jerome, Kevin-Prince, ish-lojtar i Milanit, ka mbetur tifoz i kuqezinjve dhe mund të ndihmojë për ta bindur që të zgjedhë skuadrën italiane.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...