Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani pranë transferimit të sulmuesit spanjoll

Pavarësisht se sapo zyrtarizoi Tiemoue bakayokon, Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe është shumë pranë afrimit të një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Villarealit, Samu Castillejo, zyrtarizimi i të cilit është vetëm çështje orësh, pasi është arritur marrëveshja mes klubeve.

Milani do t’i japë Villarealit kartonin e Carlos Baccës dhe do të paguajë verën e ardhshme 18 milionë euro për kartonin e spanjollit. Natyrisht që nga ky operacion Milani mbetet i kënaqur, pasi shpëton nga paga prej 4 milionë eurosh e sulmuesit kolumbian.

Kështu, pas Caldarës në mbrojtje, Bakayokos në mesfushë dhe Higuainit në sulm, dyshjja Leonardo-Maldini do t’i vënë në dispozicion Gattusos edhe një alternativë për Suson dhe Calhanoglunë, në krahët e sulmit.

Ndërkohë, pista Milinkoviç-Saviç mesa duket do të mbetet një ëndërr për kuqezinjtë, që nuk kanë ndërmend të hyjnë në aventurë dhe të shpenzojnë një shifër stratosferike që këtë verë, aq më tepër që skuadra nuk merr pjesë akoma në Champions.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...