Futboll

Milani pret “dhuratë” nga Juventusi, Interi për festë në “San Paolo”

Me përfundimin e Premier Leagues, Bundesligës dhe Eredivisies (luhet vetëm faza play off për mbijetesën), vëmendja kryesore në kampionet elitare në Europë është kryesisht të Seria A, ku Interi, Atalanta, Milani dhe Roma luftojnë për dy vendet e fundit që të kualifikojnë në Champions sezonin e ardhshëm. Sigurisht që për Interin vendi i tretë ose i katërt mbetet formalitet, pasi vetëm për përllogaritje matematikore zikaltrit mund ta humbasin Championsin, ndaj duan një pikë në dy takime për ta arritur zyrtarisht objektivin.

Zikaltrit janë në vendin e tretë me 66 pikë, 3 më shumë se Roma, që ka vetëm një ndeshje për të luajtur. Sot, në mbrëmje, në orën 20:30, skuadra e drejtuar nga Spalletti do të jetë “mysafire” në “San Paolo”, përballë Napolit, në një sfidë që vendasve u vlen vetëm për statistikë, pasi e kanë siguruar vendin e dytë dhe me dy ndeshjet e mbetura nuk mund të ndryshojnë asnjë.

Në të njëjtin orar, luhet edhe Juventus-Atalanta, që ka rëndësi të veçantë për zonën Champions. Bergamaskët, tashmë në vendin e katërt, me 65 pikë, kanë nevojë për të paktën një pikë në “Torino”, që me një fitore të mundshme në javën e fundit të Serië A, ndaj Sassuolos në shtëpi, ta kenë të sigurt këtë pozicion.

Pak më herët, në orën 18:30, Milani duhet të bëjë detyrën në “San Siro” ndaj Frosinones, për të shpresuar më pas në një “dhuratë”, ose më saktë te loja fair play e bardhezinjve të Juventusit, që nëse fitojnë ndaj Atalantës, ku luajnë Gjimshiti dhe Berisha, i bëjnë një nder shumë të madh Milanit, që nëse e përfundon kampionatin me pikë të barabarta me Atalantën, favorizohet nga ndeshjet direkte.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency