Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani provokon PSG-në: Merre Donnarumman, me jep Cavanin!

Ende pa  u mbyllur sezoni, por me sigurinë matematike që Milani nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, nisin zërat për një largim të mundshëm të Gigio Donnarummas nga kuqezinjtë, me PSG në “pole” për të siguruar shërbimet e portierit të Kombëtares Italiane. Këtyre zërave, Milani i kundërpërgjigjet nme një provokim të hapur: nëse parizienët janë kaq të fiksuar pas “gardianit” të Milanit, atëherë mund ta shkëmbejnë me Edinson Cavanin.

Uruguajani do të ishte sulmuesi ideal për Rino Gattusson, pasi siguron mbi 20 gola në sezon (madje këtë sezon ka shënuar 40 gola në total, 28 vetëm në Ligue 1), por janë janë dy detaje shumë të rëndësishme që e bëjnë shumë të vështirë marrëveshjen. E para, Cavani përfiton 10 milionë euro neto në sezon dhe e dyta vështirë se do të pranonte të luante në një klub që nuk merr pjesë në Champions, sado emër të madh të ketë.

Për Donnarumman diskutimi është krejt tjetër. Në Paris do t’i garantonin 6.5 milionë euro në sezon, shumë të cilën e përfiton te Milani, por mbi të gjitha do të provonte veten në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Milani, në fakt, më shumë se për Donnarrumman, po shqetësohet për fatin e Leonardo Bonuccit. Jose Mourinho e ka telefonuar mbrojtësin italian për ta marrë te Manchester United. Për 31-vjeçarin Milani shpenzoi 42 milionë euro për ta shkëputur nga Juventusi një vit më parë dhe sigurisht nuk do ta lejonte largimin e tij për një shifër më të vogël.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...