Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani rikthehet ne Itali, dy vëzhgues specialë në stërvitje

Milani është rikthyer të stërvitet në shtëpi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në International Champions Cup.

Trajneri Genaro Gattuso pati në dispozicion organikën e plotë, përfshi edhe dy blerjet më të reja, Gonzalo Higuain dhe Mattias Caldara.

Dy legjendat kuqezi, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë qenë mysafirët specialë të stërvitjes së sotme, të cilët kanë vëzhguar me kujdes gjendjen e skuadrës, kur kanë mbetur rreth 10 ditë nga starti i kampionatit.

Natyrisht qëllimi primar ka qenë për të kuptuar bashkë me Gattuson, se ku është e nevojshme të ndërhyhet, duke qenë se koha ecën dhe merkatoja do të mbyllet më datë 17 Gusht.

Kujtojmë që Milani është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për huazimin e mesfushorit francez Bakayoko nga Chelsea, futbollist që do të plotësonte organikën dhe do të mbyllte merkaton.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...