Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani rikuperon tre futbollistë para Udineses, Parma raporton dy të prekur nga Covid-19

Ndërkohë që gara sa vjen e bëhet më e lodhshme për shkak të impenjimeve të shpeshta, Stefano Pioli ka marrë një lajm mjaft të mirë në prag të transfertës ndaj Udineses, e programuar për të dielën në mesditë.

Kështu vetëm pak pasi mbrojtësi i ri i talentuar Matteo Gabbia njoftoi se ka mposhtur koronavirusin, ka qenë edhe vetë klubi kuqezi që ka lajmëruar se edhe dy futbollistët e tjerë Giggio Donnarumma dhe norvegjezi Hauge kanë rezultuar negativë.

Të tre këta futbollistë do të kryejnë rregullisht seancën stërvitore të programuar për sot paradite dhe do të udhëtojnë me skuadrën drejt Friulit, ndërsa më pas do të jetë trajneri Stefano Pioli që do të vendosë për aktivizimin e tyre ose jo.

E ndërkohë që Milani nuk ka më asnjë futbollist të prekur nga koronavirusi, shtohen telashet për Parmën, që ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se te dy prej futbollistëve kemi rast rikthimi të Covid-19.

Të dy futbollistët e kishin kaluar njëherë koronavirusin, por kanë rezultuar sërish pozitivë dhe janë vendosur në izolim, teksa të hënën do t’i nënshtrohen një tjetër testimi. Emrat nuk janë bërë të ditur, por në listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj Interit mungojnë portugezi Bruno Alves dhe italiani Matteo Scozzarella.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...