Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani “sakrifikon” dy lojtarë, rinis ofensivën për sulmuesin e Chelsea

Emri i tij u lidh gjatë gjithë verës me Milanin, por transferimi në Serie A nuk ndodhi. Gjithsesi, kampionët e Italisë nuk kanë hequr dorë nga Hakim Ziyech, i cili vazhdon të vuajë për të fituar një fanellë titullari te Chelsea.

Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe shtypi italian shkruan se kuqezinjtë do të nisin në janar një tjetër ofensivë për lojtarin e kombëtares së Marokut, i cili luan si sulmuesi i djathtë, por edhe si mesfushor ofensiv.

29-vjeçari është dakord të vijojë karrierën te Milani, ndërsa tani duhet arritur marrëveshja mes dy klubeve. Nga ana tjetër, klubi italian pritet të “sakrifikojë” Ballo Toure dhe Adli për të siguruar shërbimet e Ziyech.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...