Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani shkarkon Montellën, drejtimin e merr Gattuso

Milani shkarkon zyrtarisht nga detyra trajnerin Vincenzo Montella. Pas barazimit 0-0 ndaj Torinos në San Siro drejtuesve kuqezinj u është sosur durimin, me Fassonen e Mirabellin që kanë marrë vendimin për të larguar nga pankina “aeroplanin”. Montella paguan kështu për rezultatet e dobëta që ka regjistruar Milani në këtë fillim sezoni. Pavarsisht se në merkato u shpenzuan më shumë se 200 milionë euro, kuqezinjtë i kanë bërë një nisje shumë të keqe kampionatit teksa pas 14 javëve të para kanë plot 18 pikë më pak se Napoli kryesues dhe 16 më pak se rivalët e urryer të Interit. Zona Champions tashmë ngjason me një mision të pamundur për Milanin që do të riniset nga Genaro Gattuso. Ish mesfushori i cili për momentin drejton skuadrën e të rinjëve të Milanit do të emërohet shumë shpejt në krye të stolit të kuqezinjëve, me objektivin për të përmisuar skuadrën në lojë dhe rezultate.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...