Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Milani shtëpia ime”, Leao lumturon tifozët: Rinovimi? Dua të qëndroj

Rafael Leao u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Napoli-Milan (1-1). Portugezi “shpiku” golin e kuqezinjve me një inkursion fantastik ku dribloi çdo kundërshtar që i doli përpara.

Në prononcimin pas ndeshjes, ylli i skuadrës së Stefano Piolit shprehu gjithë lumturinë e tij për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Leao u ndal edhe te rinovimi, duke gëzuar tifozët.

Jam i lumtur që jam pjesë e Milanit, është krenari të veshësh këtë fanellë. Të gjithë më ndihmojnë çdo ditë që të bëhem futbollist më i mirë. Dua të falënderoj skuadrën dhe trajnerin tim.

Lexo edhe:

Jam i vetëdijshëm që kam shkruar një faqe historie. Në të ardhmen dua të vazhdoj të ëndërroj si të gjithë lojtarët e tjerë të Milanit. Jemi një hap larg nga fitimi i Champions League, duhet të përpiqemi deri në fund.

Çdo ndeshje përpiqem të dribloj kundërshtarët. E kam këtë cilësi të veçantë, me të cilën përpiqem të bëj diferencën. Milani është shtëpia ime.

A dua të qëndroj? Po, por duhen sistemuar disa gjëra. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale. Dua të vazhdoj të ndihmoj skuadrën”, u shpreh 23-vjeçari portugez.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...