Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani synon Fellainin me parametër zero

Ideja për të transferuar në Serinë A Marouane Fellainin i ngacmon jo pak drejtuesit e Milanit. 30-vjeçari shikohet si një mundësi e mirë për merkaton e kuqezinjve, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të qeshorit dhe kalimi nën urdhrat e Gattusos do të bëhej me parametër zero, çka do të lehtësonte jo pak financat e italianëve. Gjithsesi, për Milanin nuk do të jetë e lehtë të arrijë te belgu, pasi pengesë përveç konkurrencës së klubeve kineze dhe Besiktas e Paris Saint-Germain është edhe paga e lartë e futbollistit, i cili te “Djajtë e Kuq” paguhet 5 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...