Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani tani është një siguri, loja funksionon edhe me mungesën e titullarëve

Milani vijon të rritet nga ndeshja në ndeshje dhe tashmë nuk mund të flasim më për një rastësi, apo thjesht një moment të mirë, pasi kuqezinjtë po tregojnë se janë një skuadër e vërtetë, të aftë të përballojnë çdo sfidë.

Pa i hequr aspak vlerat një sulmuesi si Zlatan Ibrahimovic, që shpesh ka qenë vendimtar me golat e tij, kuqezinjtë kanë treguar se mund të luajnë dhe të fitojnë edhe pa shërbimet e 39-vjeçarit, ndërsa prova më e mirë erdhi në transfertën e djeshme ndaj Lille.

Me Ibrën, Leaon dhe Saelemaekers të dëmtuar, por edhe me Kessie, Calabria e Romagnoli në pankinë, kuqezinjtë ia dolën të bëjnë një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari që vetëm tre javë më parë kishte fituar 0-3 në “San Siro”.

Ndonëse pa 6 titullarë, kuqezinjtë treguan se janë po ajo skuadër e fortë që ka pësuar vetëm një humbje në 9 muajt e fundit, ndërsa Tonali bëri një ndeshje për t’u duartrokitur e Rebic u shfaq në rolin e njeriut-asist, pasi shërbeu për Castillejon në golin e avantazhit të përkohshëm.

Tani mund të thuhet me plot gojë, që Milani ka një skuadër me kolektiv të kolauduar plotësisht, që di të përballojë mjaft mirë mungesat dhe vazhdimisht kërkon rrugë alternative për të shënuar, por pa u vënë asnjëherë në vështirësi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...