Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani zyrtarizon rinovimet me drejtuesit/ Nis ofensiva për Dybala, largohet Dida

Vjen edhe zyrtarizimi që të gjithë prisnin: Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë rinovuar kontratat e tyre me Milanin, klub të cilin e rikthyen në majë të Italisë pas një pune fantastike të kryer në merkato dhe menaxhim.

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se sot Bordi i Klubit miratoi rinovimet dyvjeçare të Drejtorit të Zonës Teknike Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv Frederic Massara.

Një marrëveshje që dëshmon për vazhdimësinë në rrugën e fuqizimit dhe rritjes së Klubit tonë”, lexohet në komunikatën zyrtare të kuqezinjve. Tani priten goditjet në merkato!

Milani ka afruar vetëm Divock Origin, me ish-sulmuesin e Liverpoolit që firmosi deri në vitin 2024 me 4 milionë euro pagë sezonale. Një nga objektivat kryesorë të momentit është Paulo Dybala.

Argjentinasi mbylli aventurën 7-vjeçare me bardhezinjtë e Juves dhe ishte shumë afër kalimit tek Interi, por në fund nuk u arrit akordi final me drejtuesit e klubit zikaltër.

GDS shkruan se drejtuesit e Milanit kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit latin, dhe sinjalet janë pozitive për arritjen e një marrëveshjeje. Emra të tjerë që lidhen me kampionët e Italisë janë Nikola Milenkovic, Renato Sanches, Marco Asensio dhe Charles De Ketelaere.

Ndërkohë, Dida, i cili ishte pjesë e stafit teknik të Stefano Piolit si përgatitësi i portierëve, ka vendosur të mos rinovojë kontratën. Ish-portieri brazilian i kuqezinjve, ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje.

Corriere della Sera zbulon se ai shpreson të nisë një karrierë si trajner i parë në të ardhmen. Në vend të tij do të zbarkojë Flavio Roma, autor i një ndeshjeje të vetme me Milanin në vitet 2009-2012.

Nga ana tjetër, klubi italian ka njoftuar se ekipi do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri më 4 korrik. Miqësorja e parë do të zhvillohet 12 ditë më vonë në Gjermani përballë Koln në stadiumin “RheinEnergieStadion”, sfidë e vlefshme për “Telekom Cup”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...