Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Milanin e mposht edhe Betis, Arsenali triumfon në Portugali, barazim në sfidën e drejtuar nga Jorgji

Pas humbjes në minutat e fundit, në derbin e Madoninnës, Milani dështoi edhe në sfidën e radhës në “San Siro”, duke u mposhtur nga andaluzianët e Betisit me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për grupet e Europa Leagues.

Sanabria dhe Lo Celso shënuan për spanjollët, ndërsa Milani rihapi sfidën me Cutronen, para se Castillejo të bënte një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarëve dhe të nxirrej jashtë me karton të kuq.

Në Portugali, Arsenali mori një fitore minimale, falë një goli të shënuar nga Danny Welbeck në minutën e 77, ndërsa grekët e Olympiacosit triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj surprizës europiane, Dudelange.

Fenerbahce arriti të shmangë humbjen në Bruksel, teksa në përballjen me Anderlechtin e pa veten në disavantazh të dy golave, por reagoi dhe barazoi me golat e Frey dhe Kaldirim, ndërsa në Austri, Salzburgu mposhti me rezultatin e pastër 3-0 norvegjezët e Rosenborgut.

Sfida e gjykuar nga shqiptari Enea Jorgji, mes Aek Larnakës dhe Ludogoretsit, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Qarabagu i Ansi Agollit u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Vorslka Poltava.

Fitore mori edhe Dinamo Zagreb në transfertën sllovake ndaj Spartak Ternavës, pasi përmbysi disavantazhin e pjesës së parë për të triumfuar me rezultatin 1-2, ndërsa Zyrihu fitoi 3-2 në një ndeshje spektakolare përballë gjermanëve të Bayer Leverkusenit.

Në sfidat e tjera, Leipzig mposhti me rezultatin 2-0 skocezët e Celtic, Zeniti triumfoi 2-1 ndaj francezëve të Bordeaux dhe Copenhagen u mposht 0-1 nga Sllavia e Pragës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...