Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milik: Doja një ndarje të qetë me Napolin, nuk jam trajtuar mirë nga klubi

Napoli provoi deri në fund të merkatos që të shesë sulmuesin Arkadiuz Milik, duke qenë se kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe futbollisti ka refuzuar çdo ofertë për rinovimin e saj, ndërsa më pas në formë ndëshkimi e la polakun jashtë listave të federimeve si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Vetë sulmuesi 26-vjeçar dha një intervistë për mediat e vendit të tij, ku sqaroi gjithçka ka ndodhur me klubin napolitan dhe theksoi se ishte I detyruar të refuzonte rinovimin, ndonëse e pranon se pasojat janë të rënda.

“Më ofruan një kontratë 5-vjeçare dhe më thanë firmose ose largohu. Unë vendosa të largohem, pasi kam dëshirë të provoj diçka tjetër e të rritem profesionalisht. Negociuam me Romën dhe unë dhashë miratimin tim, por klubet nuk e gjetën gjuhën e përbashkët. Nuk bëhej fjalë për para, pasi oferta e Napolit ishte goxha e mirë, por për projekt sportiv”, tha Milik.

Sulmuesi më pas u shpreh se është mjaft i zhgënjyer për trajtimin që i rezervuan drejtuesit e klubit napolitan, teksa theksoi se në skuadër ka edhe futbollistë të tjerë që janë në vitin e fundit të kontratës, por nuk janë përjashtuar nga lista.

“Në dy vitet e fundit kam qenë golshënues i skuadrës dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin, ndaj meritoja më shumë respekt. Lënien jashtë liste e mësova nga mediat dhe kjo ishte një tjetër sjellje joprofesionale, megjithatë do të rezistoj, jam i bindur. Në skuadër ka edhe futbollistë të tjerë që janë në vitin e fundit të kontratës, por nuk janë përjashtuar kështu si unë. Në klub më mbajnë mëri se do largohem me parametra zero, por nuk ishte faji im që kalimi te Roma dështoi gjatë merkatos”, u shpreh Milik.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...