Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milik i rilindur, është sulmuesi më efektiv i Serisë A

Më i fortë se dëmtimet, kritikat dhe fati i keq. Tashmë Napoli mund të shfrytëzojë plotësisht shërbimet e Arkadiusz Milik, që pas dy sezoneve me fanellën e kaltër ka shpërthyer më në fund duke dhuruar më të mirën e tij. Kush do ta kishte menduar në fillim të sezonit që në këtë pikë të kampionatit, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, polaku Arek Milik do të ishte goleadori më efektiv në Serinë A italine. Pikërisht kështu, pasi Milik gëzon raportin më të mirë mes golit dhe minutave të luajtura.

Shënon çdo 97 minuta, duke bërë që ndjekësit e tij në këtë drejtim të jenë Zapata, me një mesatare të golit 1 për çdo 101 minuta, Ronaldo dhe Quagliarella, që kanë një mesatare të golit për 1 për çdo 117 minuta, për të vijuar më pas më një tjetër polak, Piatek që shënon çdo 123 minuta lojë. Arek e gjeti golin e tij të parë sezonal pikërisht në “Olimpico” përballë Lazios, për të vijuar më pas rritjen progresive deri në muajin dhjetor.

Në 6 garat e fundit të kampionatit, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar plot 7 gola, duke rezultuar shpesh vendimtar në fatin e takimeve. Seria e tij pozitive vijoi edhe këtë të diel përballë Lazios, duke arritur kuotën e 11 golave në kampionat, çka automatikisht e kualifikojnë si “bomberin” e skuadrës së Ancelottit, që tashmë renditet e dyta në klasifikim pikërisht falë performancës së polakut.

Shifra të rëndësishme për këtë sulmues, që e nisi aventurën e tij duke respektuar hierarkinë pas Mertens dhe Insignes, për t’u shndërruar shumë shpejt në gurin e çmuar të organikës së Ancelottit. Është e vërtetë që për teknikun 59-vjeçar titullarët janë në rotacion, por tashmë është gjithashtu e vërtetë se në këtë organikë nuk ka një sulmues të dytë më karakteristikat e polakut.

Me një fizik të gjatë dhe të fortë, aftësinë për të shënuar më të majtën dhe një teknikë për t’u patur zili, numri 99 i ofron skuadrës së napolitanëve zgjidhje efektive në fazën sulmuese. Pas dy vitesh Milik duket sikur po kërkon shpagimin ndaj fatit të keq që e ka përndjekur, duke u kthyer në elementin shtesë që bën diferencën drejt objektivave madhorë të Napolit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...