Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milik i Romës, Friedkin ka kërkuar kontroll të thelluar në gjurin e operuar

Arkadius Milik së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i Romës. Qendërsulmuesi polak mbërriti në kryeqytetin italian këtë mëngjes, por vetëm për pak orë, pasi në orën 09:30 ai u nis me një fluturim privat nga aeroporti “Ciampino” së bashku me menaxherin e tij, David Pantak, për në Zvicër, ku është vendosur që të kryejë ekzaminimet mjekësore, çka është kërkuar nga vetë Friedkin (kontrolle të thelluara në gjurin e operuar më parë).

Përfaqësuesi i lojtarit i ka zgjidhur thuajse të gjitha çështjet, që kishin mbetur pezull, me Napolin, sikurse është gjoba prej rreth 300 mijë eurosh e vendosur nga klubi napolitan për kryengritjen e famshme. Milik ka kërkuar një deklaratë në të cilën De Laurentiis heq dorë nga padia për kompensimin civil që kishte ngritur. Nëse gjithçka shkon mirë, nënshkrimi me Romën mund të vijë brenda ditës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...