Kategoria Superiore

Milinkovic: Dështim po nuk fituam në Lushnjë

Kukësi synon t’i kthehet serisë së fitoreve që në sfidën e javës së pestë të kampionatit në fushën e Lushnjës. Objektivi janë tri pikët për të mos humbur terren nga rivalët e kreut, megjithatë trajneri Mladen Milinkovic i ka të qarta vështirësitë e sfidës me skuadrën e kthyer në elitë dhe që për herë të parë në këtë sezon do të luajë në stadiumin e saj.

“Në çdo ndeshje luajmë për të fituar. Nëse nuk marrim tri pikët do të jetë një zhgënjim. Nuk kemi patur kurrë mundësinë që të luanim me të njëjtin formacion. Skuadra nuk është e njëjtë pa Shametin, por do të vazhdojmë me atë kontingjent lojtarësh. Në letër dukemi favoritë përballë Lushnjës, por është ndeshja e parë që do të luajnë në fushën e tyre dhe do të kenë mbështetjen e tifozëve. Edhe ata duan të tregojnë që nuk janë rastësisht mes më të mirëve dhe kanë lojtarë me eksperiencë. Synojmë të japim më të mirën dhe ta fitojmë këtë ndeshje.”

 

Humbja e fundit në shtëpi në duelin direkt me Skënderbeun është hedhur pas shpine, ndërsa fitorja do të shërbente mbi të gjitha për aspektin psikologjik te skuadrës, pasi asnjë nga pretendentët nuk mund të cilësohet jashtë garës për titullin.

 

“Ndeshjen me Skënderbeun e kemi lënë mbrapa. Duam një fitore në aspektin psikologjik, por edhe në të gjitha pikëpamjet drejt objektivave tanë. Ne shikojmë ekipin tonë dhe jo rivalët. Ende nuk mund të nxjerrim konkluzione se cilët do të jenë rivalë për titullin. Skënderbeu vërtet e ka nisur më mirë kampionatin, por edhe Partizani është në lojë për kampionatin, pavarësisht se duket sikur dikush e ka hequr nga lista.”

Milinkovic foli edhe për gjendjen e lojtarëve të veçantë, ku më shqetësuese është situata e Elis Bakajt, ndërsa analizoi edhe atë, që, sipas tij, i duhet Kukësit për të bindur sërish me lojë dhe rezultate.

“Do të donim që ndeshjet të luheshin në fundjavë, pasi Koliçi dhe Musolli ishin me kombëtaret dhe kemi pasur tre-katër lojtarë të dëmtuar. Pushimi ka vlejtur për të gjithë dhe fakti që luajmë të enjten nuk mund të përdoret si justifikim. Të martën Bakaj u stërvit për herë të parë me ekipin. Përsa i takon Gurit, presim më tepër prej tij në shërbim të ekipit, për të luajtur si sulmues i vetëm apo në krah.

Gjatë këtyre dy muajve, kemi biseduar me orë të tëra, për të gjetur arsyen përse nuk po dalim te loja jonë. Ndoshta na duhen 3 rezultate pozitive radhazi, sepse kështu besojmë që skuadra do të dalë në lojën që ne po punojmë dhe të gjithë duam.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top