Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Milinkovic: Duam fitoren me Skëndërbeun; Daja: Objektivi ynë, Superliga

Java e katërt e Superligës kulmon me përballjen më të rëndësishme mes Kukësit dhe Skëndërbeut. Veri-lindorët kampionë në fuqi ndajnë kreun me skuadrën korçare, me nga 7 pikë, ndërkohë që do të përpiqen të shfrytëzojnë edhe lodhjen e ekipit të Skëndërbeut, që aktualisht luan edhe në fazën e grupeve të Europa League.

Mlladen Milinkoviç, trajner i Kukësit, tha: “Vërtet është shumë i gjatë kampionati, por kjo është një ndeshje si një finale. Sigurisht, Skënderbeu mund të ndjejë lodhje nga ndeshja në Europa League, por nuk besoj se do të ndikojë tek kjo ndeshje e kampionatit, pasi ka shumë lojtarë. Megjithatë, ne na duhet fitorja dhe vetëm ajo na kënaq si ne dhe tifozët që do të rikthehen këtë ndeshje”.

Ndërkohë, ende pa kaluar entuziazmi i pikës së parë të marrë në fazën e grupeve në Europa League, Ilir Daja në prononcimin e tij për Top Channel, tregoi se nuk ka kohë për të festuar. “Ka qenë një javë intensive, pasi brenda saj na u desh të luanim me Partizanin, në Europa League dhe ditën e hënë me Kukësin, që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për këtë arsye do t’i kthehemi punës që nesër sepse dihet që objektivi ynë sezonal është titulli kampion dhe në Kukës na pret një ndeshje e vështirë”, deklaroi Daja.

Sa i përket gjendjes së skuadrës së Kukësit, trajneri Milinkoviç thekson rikthimin në formacion të portierit Koliçi dhe Hallaçit dhe lë në dyshim Bakajn dhe Shametin, të cilët janë të dëmtuar. Ndërkohë, për Skëndërbeun mungon Gavazaj i dëmtuar në ndeshjen me Young Boys, ndërkohë që do të rikthehet me shumë mundësi Radas dhe Osmani.

Ndeshja mes Kukësit dhe Skëndërbeut do të luhet ditën e hënë në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do të transmetohet live në Supersport 3.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...